Neymar: Çdo sakrificë, veç të kthehet tek Barcelona

Neymar: Çdo sakrificë, veç të kthehet tek Barcelona

663
0

Neymar është gati për gjithcka vetëm të veshë përsëri fanellën e Barcelonës. Ashtu si bën të ditur Mundo Deportivo sulmuesi i PSG do të pranojë edhe një reduktim të fortë të pagës. Aktualisht përfiton 36 milionë në sezon, ndërsa shoqëria blaugrana është e garshme ti ofrojë maksimumi 22, saktësisht shifrën që 27 vjecari fitonte përpara se të largohej nga skuadra katalanase në verën e 2017. Për brazilianin një sakrificë e madhe, duke qenë se do të firmosë humbjen e 14 milionë eurove në vit.

O Ney është gati për këtë veprim sepse kërkon të kthehet të zbavitet, duke fshirë sproblemet e shumta, edhe në raport me shokët (Cavani), që ndeshi në Francë. Lidhja me PSG nuk u bë kurrë e plotë e sidomos në sezonin e kaluar, ylli i Selecao është dëgjuar më shumë për faktet jashtë fushës e për dëmtimet se për prezantimet në lojë. Sipas asaj që bën të ditur Sport, Neymar është optimist për kompletimin e operacionit aq sa i ka dërguar një mesazh qetësues në Whatsapp ish-shokëve: “Rrini të qetë, do vij”.

Në realitet përmbushja e akordit mes dy klubeve ka dhënë shenja pozitive. PSG, natyrisht, nuk do të bëjë asnjë ulje për një lojtar të paguar 222 milionë. Në Katalonjë po studiojnë ofertën e duhur dhe flitet se ajo e propozuar Nasser Al-Khelaïfi është 100 milionë plùs Umtiti, Rakitic e Dembelé.