New York, Brooklyni stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e...

New York, Brooklyni stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit

146
0

NGA: BEQIR SINA – BROOKLYN NYC

Flamujt kuq e zi me Shqiponjën e zezë dykrena janë vendosur nga Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, Bay Parkway ku jetojnë shumë shqiptarë.

BROOKLYN, NYC –( 21 nëntor, 2020): Një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, Brooklyn, e cila është edhe një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut, i është bashkuar me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, për herë të pestë, në stolisjen e shtyllave të rrugëve me flamuj kuqezi.

 

Edhe këtë vit në Brooklyn, Flamujt kuq e zi me Shqiponjën e zezë dykrena janë vendosur, me inisiativën dhe kontributin e dy Vuthjanve në Nju Jork, Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, dy anët e rrugës në bulevardin Bay Parkway, ku jetojnë shumë familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.

 

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë, dekadën e fundit traditë në muajin e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, makinat e tyre, po edhe në disa prej rrugëve e shesheve ku shqiptarët banojnë me shumicë, Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, e tjer.

 

 

Kështu që lajmëtarët e festës së pavarësisë së Shqipërisë, Flamujt kuq e zi, me Shqiponjën me dy krena, janë kudo në qender të qyteteve të Nju Jorkut, me flamujt kuqë e zi.

 

 

Në Bronx, segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj.

 

Në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, për të stolisure me flamurin kuq e zi, bulevardin e njohur Hylan Blvd. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit, klubet e tyre, kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive.

 

Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare valëviten edhe flamujt kuq e zi përkrah me flamujt amerikanë, në çdo shtyll.

 

“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këto flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një falenderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.

 

 

Sipas Gjonaj, jo zyrtarisht në zonën e Tri-Shtetshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju Jork.

 

“Është e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre,” ka deklaruar Gjonaj.

 

 

 

loading...