Nesër protesta, Basha jep mesazhin e FORTË: Populli ngrihet të marrë në...

Nesër protesta, Basha jep mesazhin e FORTË: Populli ngrihet të marrë në dorë fatet e tij! Për çdo pengesë…

441
0

Nesër zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës në Tiranë. Ndërkaq, kreu i PD Lulzim Basha shpërndan një mesazh në facebook ku shkruan se është koha që populli të ngrihet dhe të marrë në dorë fatet e tij. Sipas Bashës, për çdo pengesë, përgjegjësinë do e mbajë kjo qeveri dhe Rama.

 

-Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.

 

Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!

 

Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar-, shkruan Basha.