Nesër protesta, Balla tregon çfarë ndodh nëse preket Kryeministria

Nesër protesta, Balla tregon çfarë ndodh nëse preket Kryeministria

378
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për protestën e nesërme para Kryeministrisë të organizuar nga opozita. I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Balla tregoi se edhe arsyen se përse është mbuluar dera e Kryeministrisë dhe Kërpudha. Balla ironizoi deputetin demokrat Edi Paloka teksa tha se në vend të bojës, do t’i gjuajë Kërpudhës me gurë. Gjithashtu Balla theksoi se nëse do të preket Kryeministria mund të ketë ndëshkime, ndërkohë i bëri thirrje qytetarëve të distancohen nga protesta, të cilën e quajti të Kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit e jo të qytetarëve.