Nesër hyjnë në fuqi masat lehtësuese, dy orë lëvizje me autorizim për...

Nesër hyjnë në fuqi masat lehtësuese, dy orë lëvizje me autorizim për të gjithë qytetet

560
0

Edhe për ata që lëvizin me makina, vlejnë të njëjtat rregulla, autorizimi dhe dy orë lëvizje. Të gjithë të tjerët, që ju duhet të lëvizin jashtë kësaj ore, do të kenë nevojë për një autorizim të veçantë, që tregon lejen për punën përkatëse, vizitat mjekësore, etj. Leja e mjeteve tashmë merret përmes e-albania.

SHQIPËRI– Dita e hënë (27 prilli) shënon edhe lëhtësimin e masave për Covid-9, duke zgjatur kështu fashën e orarit të daljes së qytetareve për të bërë pazaret apo për nevojat e ndryshme dhe lëvizjen në mënyrë më të lirshmë për ‘fatlumët’ e zonave të gjelbra, të cilët Covid-19, nuk i ka prekur ende.

Kështu, nga nesër çdo qytetar do të lëvizë për dy orë, me autorizimin e nevojshëm, brenda fashës së orarit të lejuar, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30 të padites.

Edhe për ata që lëvizin me makina, vlejnë të njëjtat rregulla, autorizimi dhe dy orë lëvizje. Të gjithë të tjerët, që ju duhet të lëvizin jashtë kësaj ore, do të kenë nevojë për një autorizim të veçantë, që tregon lejen për punën përkatëse, vizitat mjekësore, etj. Leja e mjeteve tashmë merret përmes e-albania.

Ky rregull nuk vlen për qytetarët e zonave të gjelbra të cilët mund të lëvizin, maksimumi të shoqëruar nga një tjetër person, edhe me makinë, pa pasur nevojë për një autorizim brenda fashës së lejuar, nga 09:30 deri 17:30.

Autizimi në këto zona, duhet vetëm për ata persona që e kanë të nevojshme lëvizjen jashtë kësaj fashe, dhe nëse duhet të shkojnë për vizita mjekësore. Të moshuarit e zonave të gjelbra e kanë të gjithë qytetin për vete nga ora 06:00- 08:30 të mëngjesit. Më pas duhet një orë pushim, për t’u lënë lirinë të gjithë qytetarëve të tjerë, në orën 09:30.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike. Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Zonat e gjelbra janë: Qarku Dibër; qarku Gjirokastër; zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd; zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq dhe bashkia Divjakë,”.

Gjithashtu, siç është bërë me dije, të hënën më datë, 27 prill do te lejohen te ushtrojne aktiviteet bizneset si me poshte: Dyqanet e veshjeve Të tekstileve Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi Taxi Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.