Nesër fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mesazh besimtarëve: Koronavirusi një vështirësi më tepër, agjëroni sipas mundësive

Nesër fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe besimtarët myslimanë dhe bektashinj në Shqipëri dhe gjithë botën fillojnë agjërimin.

 

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj ka një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë duke i uruar që Zoti t’u pranojë lutjet.

 

Baba Mondi thotë se koronavirusi në këtë muaj është vështirësi më tepër dhe i bën apel besimtarëve të agjërojnë sipas mundësive dhe aftësive.

 

Po ashtu ai citon Profetin Muhamed: “Përshtatu kohës duke shtuar se shqiptarët edhe pas tërmetit edhe pas koronavirusit do dalin faqebardhë para vetes dhe Zotit”.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *