Lajme

Nesër dita më e ftohtë e muajit, meterologia zbulon surprizat e motit gjatë kësaj jave

By vizional

January 24, 2022

 

Dita e parë e kësaj jave ka nisur nën ndikimin e masave të ftohta polare, duke bërë që temperaturat të ulen sot edhe nesër, dhe do të jenë dy ditët më të ftohta të këtij episodi.

Metorologia e Meteoalb Lajda Porja bën më dije se temperaturat priten të ulen deri në -15 gradë në  qytetet e zonave malore. Në fshatra temperaturat do të jenë edhe më të ulëta -17 dhe -18. Vlera më e ulët do të jetë në zonat verilindore përgjatë shtrirjes, Kukësi, Hasi, Martaneshi dhe Librazhdi.

Për sa i përket ultësirës perëndimore priten temperatura shumë të ulëta. Dita e martë do të shënojë -8 gradë në qarqet Elbasan, Berat. Ndërsa Tirana do të jetë në vlerën -5 gradë.

Meteorologia parashikon që ditën e mërkurë pritet një tërheqje e kësaj vale, duke bërë që deri në fund të javës të riafrohemi në temperaturat më tipike të janarit, duke bërë që Ultësira Perëndimore të kalojë në vlera pozitive dhe zonat malore të mos kalojnë më shumë se -5 gradë.

Moti do të jetë i kthjellët, nuk parashikohen reshje, përveç ditën e premte ku do të ketë rishfaqje të dëborës në zonat malore.