Ndeshja e futbollit, Vllaznia-Tirana, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Loro Borici, ne qytetin e Shkodres. Pas kesaj ndeshje Vllaznia qendron ne Kategorine Superiore ndersa Tirana zbret ne kategorine e pare./r/n/r/nAlbanian Super League football match Vllaznia vs Tirana, which ended 0-0, at the Loro Borici stadium in city of Shkoder. The draw means Vllaznia's stays at Super League and FC Tirana is relegated in the second league for the first time in its history.

Lajme

Neser derbi i Shqipërisë. Vllaznia-Tiran, ja çmimet e biletave

By vizional

August 30, 2019

 Neser sipas kalendarit në Kategorinë Superiore do të zhvillohet një nga ndeshjet më me shumë histori në futbollin shqiptar, ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Shkodranët dhe bardheblutë nuk përballen prej dy viteve në kampionat, pasi të dyja kampet kaluan momente të errëta në histori duke rënë një kategori më poshtë.Megjithatë, tashmë rikthehen të sfidohen në elitë. Klubi kuqeblu ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen e së shtunës në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në orën 19:00. Çmimet variojnë sipas sektorëve të stadiumit, teksa bileta më e lirë kushton 300 lekë të reja, ndërsa ajo më e shtrenjta 1000 lekë të reja. Njoftimi i klubit të Vllaznisë:Pasi ka kaluar me sukses dy sfidat e para të kampionatit, ekipi i Vllaznisë nga dita e sotme ka nisur përgatitjet për takimin e rradhës, atë që do të luhet të shtunën në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Tiranës. Në rradhët e skuadrës ka optimizëm për kalimin me sukses edhe të këtij takimi, por nga ana tjetër drejtuesit e klubit po marrin të gjitha masat organizative për mbarëvajtjen e tij. Nga dita e premte, ndërkohë do të nisë edhe shitja e biletave të kësaj ndeshje, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Nisur nga interesi i madh, KF Vllaznia u bën thirrje të gjithë tifozëve që duan ta ndjekin këtë ndeshje, të sigurojnë në kohë biletat për të për të shmangur rradhët dhe konfuzionin që mund të krijohen. Sportelet do të jenë të hapura nga ora 10.00 e ditës së premte deri në orën 19.00 dhe po ashtu edhe gjatë gjithë ditës së shtunë. KF Vllaznia u bën thirrje të gjithë tifozëvë shkodranë të jenë në stadium për të mbështetur ekipin tonë të zemrës në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:Tribuna VIP 1 000 lekëTribuna A-B 500 lekëTribuna C 300 lekëTribuna D 300 lekëTribuna E5 500 lekë