Lajme

“Nëse një mashkull të do, asgjë nuk e mban larg teje. Nëse nuk të do, asgjë nuk e mban dot pranë teje”

By vizional

December 05, 2021

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta të shkrimtares, aktores dhe moderatores së mirënjohur, Oprah Winfrey.

“Nëse  një mashkull të do, asgjë nuk e mban larg teje. Nëse nuk të do, asgjë nuk e mban dot pranë teje”.

“Kam arritur të kuptoj se çdokush nga ne ka një thirrje të brendshme, e cila është unike si shenjat e gishtave dhe mënyra më e mirë për të korrur sukses, është të zbulosh çfarë do dhe të gjesh një mënyrë për t’ia ofruar këtë gjë të tjerëve në formën e shërbimit, të punuarit fort dhe të lejuarit e energjisë së universit për të të udhëhequr”.

“Integriteti i vërtetë është të bësh gjënë e duhur, duke ditur se askush nuk e di nëse e ke bërë atë gjë apo jo”.

“Një nga gjërat më të vështira në jetë është të kuptosh se cilat ura të kalosh dhe cilat ura të djegësh”.

 

“Nuk bëhesh çfarë dëshiron, bëhesh çfarë beson”.

 

“Kur e nënvlerëson atë që bën, bota do të nënvlerësoj atë që ti je”.

 

“Merr gjithmonë vendime duke u bazuar tek imazhi, vlerësimi dhe vlerat që mendon se ke si person”.

 

“Dikur unë kisha frikë nga njerëzit që thoshin për mua: “Kush mendon se është ajo?”. Tani unë kam guximin për t’ua ngritur zërin e për t’u thënë: “Kjo jam unë””.

 

“Librat ishin leja ime drejt lirisë personale. Mësova të lexoj në moshën tri vjeçare dhe nga ajo moshë kuptova se ekzistonte një botë e tërë për t’u zbuluar që shkonte përtej fermës sonë në Mississippi”.

 

“Dua të falenderoj gjithë njerëzit që më falën momente të errëta, sidomos kur ndihesha përtokë dhe e pavlerë. Ju keni qenë mësuesit e mi më të mëdhenj”.