Miti nr.1 : Nëse hani më pak dhe bëni aktivitet fizik do të dobësoheni:
Kemi dëgjuar pafund udhëzime që njerëzit duhet të ndjekin për të humbur peshë: “Thjesht hani më pak dhe stërvituni më shumë”, “Mos hani kaq shumë”, “ Ka të bëjë vullneti”. Të gjithë e dinë që njerëzit që janë mbi-peshë zakonisht janë dembelë kur vjen puna te aktiviteti fizik.
Por një formulë e thjeshtë mund të jetë tejet efektive: Hani më pak +Aktivitet fizik=Humbje peshe . Shumë prej nesh mendojnë që njerëzit nuk humbin dot peshë për shkak se:
-Janë përtacë dhe nuk ushtrohen mjaftueshëm.
-Hanë shumë dhe sërish nuk ushtrohen mjaftueshëm.
Ka vetëm një problem me këtë pikëpamje: Nuk është e vërtetë.
Askush nuk dëshiron të jetë i shëndoshë. Nuk është faji juaj që keni probleme me peshën. Nuk zgjodhët ju të përballeshit me këtë sfidë. Edhe pse keni vullnetin që të mos konsumoni shumë ushqim, prapë nuk po mundeni dot të humbni peshë. Por ka dicka që mund të bëni për peshën tuaj. Çelësi qëndron te metabolizmi dhe të përdorimi i kapacitetin të trupit për të djegur kalori në mënyrë të shëndetshme.
Por duhet të kuptoni që trupi i njeriut është diçka më shumë komplekse se kaq. Fakti që shëndosheni apo dobësoheni më së shumti ka të bëjë me atë çfarë hani apo me ushtrimet fizike. Në fakt nuk ka asnjë arsye të thjeshtë pse një individ mund të ketë probleme me peshën e tij/saj. Përgjatë 10 viteve të fundit, kërkimet mjekësore kanë dalë në përfundimin që humbja e peshës është më shumë e sofistikuar sesa nocionet e mëparshme mbi të konsumuarit më pak dhe të ushtruarit më shumë.
– Miti nr.2 :Miti i kalorive
Pse të gjitha kaloritë nuk janë krijuar të barabarta? Ju tashmë e dini që në shumë raste kufizimi strikt i kalorive nuk funksionon. Kjo është arsyeja pse shumë prej dietave nuk funksionojnë. Të hiqni kilet e tepërta nuk do të thotë që thjesht të hani më pak. Nëse hani shumë pak, ju nxisni molekulat brenda trupit që të shtoni akoma dhe më shumë peshë. Mundohen të na bindin që nëse konsumoni më pak kalori, do të humbni peshë. Por kjo nuk e tregon historinë e plotë. Kaloritë janë të rëndësishme. Por nuk është sasia e kalorive por lloji i kalorive që konsumoni, ajo cka e bën diferencën
Miti nr.3: Të konsumoni yndyrë=Shtim në peshë
Paradoksi : Ne hamë më pak yndyrë dhe shëndoshemi më shumë
Nivelet e yndyrës dietike nuk promovojnë shtim në peshë dhe cdo lloj humbje peshe nga një dietë me yndyrë të ulët është zakonisht modeste dhe e përkohshme. Dy studimet e publikuara në “New England Journal of Medicine” zbuluan se dietat me karbohidrate të ulëta conin në humbje peshe më shumë se dieta me yndyrë të ulët.
Përgjatë 30 viteve, njerëzit janë munduar që të jenë të shëndetshëm duke kufizuar yndyrën në dietë. Por tashmë obeziteti te fëmijët dhe diabeti po përhapen me ritme shqetësuese. Për shkak të epidemisë së obezitetit, të dhënat vazhdojnë akoma të mbeten shqetësuese. Në përpjekjet tona për të shmangur yndyrën, ne fillojmë të zvëndësojmë “ushqimet me yndyrë” me karbohidrate të lehta (si mielli i bardhë, orizi i bardhë, makaronat, patatet dhe sheqernat janë një shembull).
Këto karbohidrate ndihmojnë në zvëndësimin e ndjenjës së urisë së lënë përkohësisht nga mungesa e yndyrës në dietë. Ato janë dhe shumë të thjeshta për t’u prodhuar e për t’u shpërndarë, kështu që industria ushqimore ka investuar shumë para në to. Këto lloje karbohidratesh rrisin nivelet e insulinës, të cilat më pas promovojnë shtim në peshë. Gjithashtu është më e lehtë të hani shumë prej tyre, pasi ndërkohë që yndyra ju ngop, sheqeri ju bën akoma dhe më të uritur.
-Nuk ka prova që yndyra ju bën keq
Ironia e madhe qëndron te fakti se nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet idenë që një dietë me yndyrë të ulët kontribuon në humbje peshe apo shëndet më të mirë. Merrni parasysh të dhënat që tregojnë për lidhjen ndërmjet dietave me yndyrë të lartë dhe sëmundjes se zemrës. Ne të gjithë e dimë që dieta me yndyrë të lartë shkakton sëmundje zemre. Ne kemi besuar që konsumimi i yndyrës rrit nivelin e kolesterolit dhe kolesteroli i lartë shkakton sulm në zemër. Nga ky informacion ne dalim në përfundimin që reduktimi i konsumit të yndyrës në dietën tonë do të conte në më pak sulme zemre. Por ndërkohë që numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës po bie, numri i njerëzve që po preken nga sëmundjet e zemrës nuk po bie