Lajme

Nëse i ndjek këto këshilla për 30 ditë rresht, nuk ke për ta njohur më veten tënde

By vizional

January 10, 2022

Fike celularin përpara se të shkosh në shtrat.

Ke nevojë të qetësohesh. Nëse do të ketë urgjenca, me siguri kush do të ketë nevojë për ty, ta njeh shtëpinë dhe mund të vijë të të kërkojë. Deri në atë moment, qetësohu dhe harroji gjithë problemet e të tjerëve.

Fli mbi 7 orë.

Është sasia normale e gjumit, sipas shkencës. Nuk po shpikim asgjë të re. Në mënyrë që të mendosh dhe të veprosh siç duhet, atëherë duhet që edhe truri të jetë qetësuar mjaftueshëm. Fli në sasinë e duhur dhe do ta shohësh se sa i/e kthjellët do të jesh përgjatë gjithë ditës së nesërme.

Bëj të paktën një orë punë efektive, pa e pasur telefonin pranë.

Nëse gjatë punës tënde humbet kohë duke u marrë me telefonin, ne të sugjerojmë ta mbash celularin fikur për të paktën një orë, ose ta mbash larg vendit të punës dhe kë për ta vënë re se sa shumë punë do të bësh në atë orë. Ndoshta mund të heqësh punën e gjithë ditës.

Fillo të kursesh për diçka që ke dashur gjithmonë ta kesh, por nuk ke mundur ta blesh.

Është normale të kesh dëshira të mëdha, të cilat për momentin mund të mos kesh mundësi ekonomike t’i realizosh. Ne të sugjerojmë të nisësh të kursesh për të realizuar gjërat që dëshiron, sadopak të kesh mundësi për të kursyer.

Lexo të paktën 10 faqe në ditë.

Librat gjithmonë i kalojmë në plan të dytë, duke u justifikuar se nuk kemi mjaftueshëm kohë. Sado të zënë të jemi përgjatë ditës, 10 faqe në total në ditë nuk na humbasin aspak kohë më shumë. Ndoshta konsumon kafe me shoqërinë përgjatë ditës. Ne të sugjerojmë ta konsumosh vetëm dhe të nisësh të lexosh të paktën 10 faqe në ditë. Do ta shohësh ndryshimin më vonë tek vetja.

Bëj ushtrime fizike të paktën 3 herë në javë.

Janë element shumë i rëndësishëm i shëndetit. Shëndeti fizik i mirë ndikon dhe tek një shëndet mendor dhe social më i mirë. Një shëndet i mirë do të thotë të kujdesesh për t’u ushtruar fizikisht në mënyrën e duhur, si dhe të ushqehesh me një dietë të shëndetshme. Kujdesu për shëndetin tënd fizik dhe do ta shohësh se si do të ndryshosh në mënyrën e të menduarit dhe në raportet me të tjerët.

Mendohu për progresin tënd.

Ndërsa e ndjek këtë plan, gjej pak kohë për të menduar se si ke qenë dhe si je. Gëzohu për arritjet e tua në fizik, apo në të menduar, sado të vogla të jenë ato arritje. Mundohu ta nxisësh veten për gjëra më të mëdha, pasi ti mund t’ia dalësh dhe ke gjithë vullnetin e duhur për të realizuar gjithçka që dëshiron.