“Nëse e kaluara harrohet, rrezikon të përsëritet”/Meta kujton Nënë Terezën në Ditën...

“Nëse e kaluara harrohet, rrezikon të përsëritet”/Meta kujton Nënë Terezën në Ditën Ndërkombëtare të Paqes

411
0

Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, presidenti Ilir Meta ka kujtuar porosinë e shenjtores Nënë Tereza, e cila ka thënë se për të promovuar paqen në botë duhet si fillim të shkosh në shtëpi e të duash familjen.

Meta thotë se paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, ndërsa kujton vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale.

Kreu i shtetit ka dhënë edhe një mesazh për politikanëet, teksa thotë se nëse e kaluara harrohet, rrezikon të përsëritet. Këtë shprehje Meta e ka përdorur edhe më parë, në thirrjet e tij për dialog mes palëve poltike.

Postimi i plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.