Aktualitet

Nëse e fotografoni fytyrën në Gjermani, do të fitoni 25 euro!

By vizional

June 20, 2017

Policia Federale Gjermane po kërkon qindra persona që janë të gatshëm për të fotografuar fytyrën dhe për ta futur në sistemin e qeverisë. Ky projekt është duke u bërë si test i të ardhmes së sigurisë për njohjen e fytyrave nëpërmjet softverit. Policia gjermane njofton se testi do të bëhet me qindra vullnetarë të cilëve do iu bëhet njohja e fytyrës beta dhe me këta persona do të bëhet testi i sigurisë të së ardhmes. Si shpërblim për këta persona qeveria gjermane do të jap 25 euro për person.