Neranxi nxjerr faturat e energjisë elektrike: Rrënimi ekonomik i çdo shqiptari ka...

Neranxi nxjerr faturat e energjisë elektrike: Rrënimi ekonomik i çdo shqiptari ka veçse një fajtor, kryeministrin Edi Rama!

776
0

Biznesmeni Nikollaq Neranxi publikoi pak minuta më parë faturat e energjisë elektrike qe paguante një vit më parë dhe ata që paguan tani, me çmimet e rritura, duke theksuar se rritjet e vitit 2022, janë një katastrofë e vërtetë. “Kjo rritje e çmimit të energjisë, bashkë me atë të karburantit, plus taksat në stratosferë që ka vendosur pushteti qendror dhe lokal, ka bërë që konsumatori të blejë çdo gjë më shtrenjtë. Sepse çdo kosto e shtuar, vendoset në çmim dhe kjo bëhet që të mos falimentojmë”-shkruan Neranxi.

 

Postimi i biznesmenit

 

Meqenëse Kryeministri hapi lojën e publikimit të faturava të energjisë elektrike, po tregoj edhe unë dy fatura. Është fatura e energjisë së Kompanisë Neranxi për muajin nëntor të vitit të kaluar dhe ajo e janarit të këtij viti. Janë shpenzuar pothuajse të njëjtët kilovatë, por paguajmë mbi 6 milionë lekë të vjetra më shumë. Energjia ishte shumë e shtrenjtë edhe pa këto rritje, sepse në ndryshim nga çdo vend tjetër i botës, biznesi që shpenzon më shumë, e ka më të shtrenjtë energjinë. Ndërkohë, rritjet e vitit 2022, janë një katastrofë e vërtetë. Kjo rritje e çmimit të energjisë, bashkë me atë të karburantit, plus taksat në stratosferë që ka vendosur pushteti qendror dhe lokal, ka bërë që konsumatori të blejë çdo gjë më shtrenjtë. Sepse çdo kosto e shtuar, vendoset në çmim dhe kjo bëhet që të mos falimentojmë.Harrojini përrallat me vila dhe jahte që ju tregon Rama. Biznesi i ndershëm, që paguan çdo detyrim në shtet dhe që nuk bën evazion, mezi mbahet në këmbë.Prandaj çdo gjë është e qartë, rrënimi ekonomik i çdo shqiptari, ka veçse një fajtor, kryeministrin Edi Rama!