Nënkryetari i LSI ftesë Ramës e Bashës: Të ulemi të tre e...

Nënkryetari i LSI ftesë Ramës e Bashës: Të ulemi të tre e t’u tregojmë shqiptarëve ku janë shushunjat

380
0

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka ftuar kreun e PS dhe atë të PD, në një takim të përbashkët në mënyrë që t’u tregojnë shqiptarëve të vërtetat për akuzat e bëra gjatë ditëve të fundit. Në një konferencë për shtyp, ai i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i ka bërë thirrje qytetarëve në takime elektorale që të mos votojnë parti të tjera përveç PS­së që kjo e fundit të mbajë e vetme timonin e qeverisjes, teksa ka përdorur edhe shprehjet “shtypini shushunjat”. Luan Rama thotë se në takimin e përbashkët me Ramën e Bashën, t’u tregojnë shqiptarëve se: “ku janë shushunjat dhe kush i komandon ato”. “Ku janë shushunjat, përse nuk e vë dorën mbi plagë kreu i rilindjes, në cilin sektor të hipotekave janë shushunjat? Të gjitha këto janë shërbime të hipotekës së drejtuar nga përfaqësues të PS, pse i ka lejuar shushunjat kreu i rilindjes dhe u kujtua sot në fund të mandatit t’i flasë shqiptarëve për shushunjat, pjesa që paska drejtuar zotëria e tij qenka pjesa e ëmbël? Natyrisht ka edhe në sistemin e punonjësve që shërbejnë në hipoteka njerëz që kanë shfaqur probleme me ligjin, ka edhe nga ata njerëz që jo nuk meritojnë të përfaqësojnë qytetaret, ka ca policë blu dhe ca drejtorë blu që janë identifikuar, ndëshkuar ligjërisht si bashkëpunëtorë në kanabizimin e vendit, në krijimin e një harte të tërë të kultivimit të kanabisit në gjithë sipërfaqen e vendit. Për këta nuk mbaka përgjegjësi kryetari i rilindjes? Pse Rama kërkoi koalicion të dytë me LSI Pse s’i thoni hapur shqiptarëve cila është përgjegjësia juaj? Për të trafikuar opinionin në funksion të pushtetit të tepsisë suaj dhe timonit tuaj. Sistemi ka probleme, është i korruptuar se në krye të këtij sistemi për 4 vjet ka qenë kryetari i rilindjes…”, tha Rama.