Gati një muaj më parë, Megi Topalli, u bë nënë për herë të parë. Vajza e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, solli në jetë një bebe të shëndetshme.
Pak më parë, Megi ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me foshnjën e saj, teksa bëjnë një xhiro nga Kodrat e Liqenit.
Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka lindur, ajo shfaqet në formë. Kujtojmë se lidhja e saj u bë publike vetëm pak kohë më parë, teksa u fotografua në rrugët e Tiranës. Gjithashtu u zbulua se ata jetojnë prej disa muajsh bashkë.