Lajme

Nënë Emineja në shtëpi të re, pas 30 vitesh që jetonte në godinën e ”Qytetit Studenti”

By vizional

January 04, 2020

Nënë Emineja prej 30 vitesh jetonte në kushte tepër të vështira në një prej godinave të ”Qytetit Studenti”, por viti 2020 per te la nisur mbare. Pasi tërmeti i 26 nëntorit e bëri totalisht të pabanueshme godinen ku ajo jetonte, sot është sistemuar në një shtëpi të re tek banesat sociale në Shkozë. Bashkia e Tiranës i ka ofruar një ambient të moshuarës në mënyrë që asaj të mos i mungojë asgjë , madje edhe shërbimi shëndetësor.

 

”Janë disa histori që shkojnë përtej detyrës sonë të përditshme. E tillë është historia e nënë Emine që kishte 30 vjet që jetonte në konviktin e Qytetin Studenti. Ajo ka qindra histori për të treguar, por historinë e këtij viti jam e lumtur që do e nisë në shtëpinë e re tek Banesat Sociale”, thekson nënkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti.