Kuriozitete

Nënë e bijë mbahen ‘peng’ nga një mace, i shpëtojnë zjarrfikësit

By vizional

March 01, 2019

Të mbahesh peng nga një mace që u bë agresive papritmas aq sa të të shpëtojnë zjarrfikësit. Kjo gjë iu ka ndodhur dy grave, nënë e bijë, pasditen e kaluar në rrugën “Pelio”, në Sturla në provincën e Genovas.

Dy gratë u sulmuan nga macja e tyre e cila i ka gërvishtur dhe i ka kafshuar derisa u detyruan të mbyllen në një dhomë. Në atë pikë, nënë e bijë kanë thirrur në ndihmë zjarrfikësit. Zjarrfikësit hynë në shtëpi dhe pas disa përpjekjeve, ata arritën ta vendosnin macen brenda një kafazi të vogël për ta çuar tek një veteriner.

Mjekut i është dashur t’i bëjë tre gjilpëra për ta qetësuar macen. Sapo është qetësuar, macja iu është kthyer pronarëve. Me sa duket kafsha, sipas asaj që kanë thënë nënë e bijë, një vajzë adoleshente është bërë agresive pasi ka parë një sherr mes dy femrave.