
Një grua shqiptare ka bërë xhiron e mediave italiane pasi në këtë periudhë të vështirë që sundon koronavirusi, nëna e tre fëmijëve ka bërë një gjest human. Mediat italiane shkruan se Hatixhe Halluli, të cilën e thërrasin shkurt Tixhe, ka gatuar torta dhe petulla dhe ua ka shpërndarë mjekëve të urgjencës në spitalin e Fiorezuola-s.
Teksa mjekët, infermierët dhe sanitarët e spitalit janë në reshtin e parë të ballit të luftës, nënë Tixhja ka menduar për stafin e personelit mjekësor.
Shkrimi në mediat italiane
Ndërkohë në Shqipëri është rritur bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve. Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.