Nëna feston ditëlindjen, Xhaka: Shembulli im në jetë, nuk do arrij kurrë...

Nëna feston ditëlindjen, Xhaka: Shembulli im në jetë, nuk do arrij kurrë të jem as sa gjysma jote

352
0

Futbollisti Taulant Xhaka i ka dedikuar një mesazh emocionues nënës së tij në ditën e lindjes.

Në një postim në Instagram, Xhaka shprehet ajo do mbështet gjithmonë shembulli i tij në jetë edhe pse nuk do arrijë kurrë të bëhet sa gjysma e saj.

Futbollisti shprehet se ajo është personi më i shtrenjtë i jetës së tij.

Ndërsa postimin e shoqëroi me dy foto ku shfaqet përkrah nënës dhe vëllait Granit Xhaka.

“Happy birthday Mam. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gëzuar ditëlindjen nëna ime e dashur, personi më i shtrenjtë në jetën time,’-shkroi futbollisti.