Nëna e la disa ditë pas lindjes duke e hedhur në koshin e mbeturinave. Sot, 66 vjeçarja Marjana Biba, i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë”, për të mësuar të vërtetën e saj.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua historia e një zonje 66-vjecare nga qyteti i Durrësit. Fati i saj shënjohet i “zi” që prej ditës kur ajo erdhi ne jetë, duke u braktisur nga nëna biologjike, e cila e la pranë një koshi mbeturinash në rrugën Bardhok Biba në Tiranë, kur ajo ishte vetëm disa ditëshe e lindur.
Të qarat e një foshnje të sapo lindur, pranë koshit të mbeturinave në rrugë të hapur, solli reagimin e menjëhershëm të banorëve të lagjes.Foshnjes, banorët i vendosën emrin Marjana dhe mbiemrin Biba, për shkak të rrugës ku gjetën foshnjen. Datelindja e Marjanës, rezulton ne 3 korrik të vitit 1953, dhe vetëm 20 ditë pas lindjes, ajo kalon në shtëpinë e fëmijës në Tiranë.Në krye të vitit, Marjana zhvendoset në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, e cila në atë kohë, njihej me emrin “Cerdhe Shkodër”. 2 vite më vonë, në vitin 1956, ajo regjistrohet te parashkollori ne Elbasan. Por rrugëtimi i Marjanës, do të ishte një kalvar i gjatë vuajtjesh. Pa kaluar shumë kohë, kjo e fundit do të nisej sërish drejtë jetimores në qytetin e Sarandës. Aty, një cift do ta merte Marjanën në birësim, por ende pa filluar procedurat, Marjana qëndron vetëm, një mbrëmje dhe largohet nga shtëpia me vullnetin e saj, për shkak të zënkave të tmerrshme që cifti krijonte. Kohë më vonë, kur vitet kaluan dhe ajo filloi të rritej, Marjana u zhvendos në qytetin e Durrësit, ku përvecse studionte, filloi edhe të punonte. Nuk kaloi shumë kohë, kur nëna birësuese, i dha për burrë vëllanë e saj. Marja rrëfen në “Pa Gjurmë” historinë e saj.
“Më shtëpinë e fëmijës në Sarandë, kemi pasur një drejtor e dëgjova kur i tha dikujt “është gjetur në rrugën Bardhok Biba nga një polic me emrin “Mustafa”. Ka pasur njerëz që janë interesuar për mua, por nuk e di me saktësi se kush ka qenë. Kjo zonja që më ka gjetur kam folur në internet dhe ajo më tha që nëna ime më ka dorëzuar në shtëpinë e foshnjes. Dhe ajo më thotë çlidhje ka komshija im me këtë? Aty ishte një “Nëna Leni” që kishte një emër të sëmura, Marjana dhe prandaj ma kanë vendosur emrin dhe mbiemrin. Më dorëzuan në Tiranë pas 21 ditëve. Në Sarandë ka pasur dy data lindje 3 korrik 53 ose 15-17 prill të 54. Ke qenë një foshnje shumë e mirë, me pelena ndryshe nga sa ekzistonin në kohën tonë. Ke qenë fëmijë nga një familje e mirë. Në Shkodër kam qëndruar rreth 2 vite e gjysmë dhe pastaj kam kaluar në Elbasan dhe aty kam qëndruar rreth moshës 7 vjeç, pastaj kalova në Sarandë deri sa mbarova shkollën 8 vjeçare. Pastaj kalova në Durrës. Në shtëpinë e fëmijës në Elbasan kam pasur një edukatore që vinte shpesh në Tiranë dhe mua më merrte gjithmonë me vete dhe kam takuar një njeri, por s’e mbaj mend. Në fillim nuk interesohesha më parë, se jam rritur në gjendje ekonomike shumë të mirë dhe s’më binte mendja. Më vonë, kur u rrita shkova ta takoja dhe e pyetja “ku më çoje në Tiranë”? Por nuk më tregoi. Më merrte shpesh në Tiranë, çdo 2-3 muaj”, tregon ajo.
Një fejesë e cila ndodhi në vitin 1970. Edhe pse gjithcka dukej se iu kthye normalitetit, në shtëpi mbërrin një letër nga nëna biologjike e Marjanës, por fatkeqësisht, letra bie në duart e burrit të kunatës, por kjo e fundit, e bind që ai të mos tregonte asgje. Lajmin se në shtëpinë e saj ka mbërritur një letër, Marjana e merr nga fqinjët, kohë në të cilën ajo rezulton të jetë shtatzënë.Vetem 5 vite më pare, një person i pa njohur, komunikon me Marjanën dhe pyet atë për fatin e jetës së saj, duke i treguar fakte dhe informacione te reja.
Sot, Marjana ka krijuar familjen e saj, por megjithatë, ajo i drejtohet emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën, se do të mbërrijë në gjurmët e nënës biologjike.
“Të gjithë fotot e mia janë jo të qeshura sepse pavarësisht se jeta ime…qan. Më ka munguar nëna. Fjala e parë është nëna…ne na i mbulonte institucioni, kishim një drejtor shumë të mirë në Sarandë, ai ka qenë si një baba. Unë nuk e gjykoj, dua ta di kush është nëna ime. Do i them vetëm faleminderit që më ke sjellë në jetë dhe të më japësh emrin. Unë kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe nuk më mungon asgjë”, përfundon Marjana në studion e Report Tv.
Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit.