Negociatat në 2019/ Ambasada e SHBA: Përgëzime! Shqipëria ka bërë përparim

Negociatat në 2019/ Ambasada e SHBA: Përgëzime! Shqipëria ka bërë përparim

387
0

Ministrat e Jashtem te BE vendosen dje të mos i hapin negociatat e Shqipërisë këtë vit por i shtynë për në 2019. Ashtu si dhe qeveria, ambasada e SHBA ne Tirane e sheh vendimin si pozitiv.

 

Postimi në facebook:

 

Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.