Negociatat/ Mogherini: Shqipëria ka bërë punën e vet, tani është rradha e...

Negociatat/ Mogherini: Shqipëria ka bërë punën e vet, tani është rradha e BE-së

442
0

Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini  foli lidhur me vendimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Ajo u shpreh se partnerët kanë bërë zgjedhje thelbësore.

 

‘Gjatë viteve të kaluara BE ka investuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm vizitat tona por edhe një sërë angazhimesh janë impresionuese në Shqiperi dhe Maqedoni.

 

Mendoj se Shqipëria ka një mbështetje të fuqishme nga populli për atëtarësimin në BE. Ky rekomandim i KE bazohet në vlerësime te qëndueshme dhe të prekshme.

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë pjesën e tyre të punës tani është rradha e BE për të bërë punë e vet’, tha Mogherini.