Negociatat/ Kryeministri i Holandës: Jemi të shqetësuar! Maqedonia e Veriut ka bërë...

Negociatat/ Kryeministri i Holandës: Jemi të shqetësuar! Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë përparime se Shqipëria

283
0

 

Kryeministri holandez Mark Rutte vijon të jetë skeptik për Shqipërinë, lidhur me çeljen e negociatave.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që dha pas takimit me kancelarin gjermane, Angela Merkel, kryeministri shprehu shqetësimet në lidhje me përparimin e dy vendeve, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Sipas Rutte, Holanda është ende e shqetësuar për përparimin që ka bërë Shqipëria, ndërsa ka theksuar se Maqedoninë e Veriut ka bërë më shumë.

“Pyesim veten se sa përparim ka bërë Shqipëria. Do ta shqyrtojmë çështjen në javët e ardhshme me partnerët tanë europianë. Por jemi të shqetësuar nga mungesa e përparimeve. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë, por diskutimet vazhdojnë”, tha ai.

Shperndaje