Negociatat, Berisha: Mashtrimet e Ramës, Merkel e di mirë çfarë është ai…...

Negociatat, Berisha: Mashtrimet e Ramës, Merkel e di mirë çfarë është ai… Ja ç’i tha në takim

544
0

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur ketë të enjte mbrëma, se Edi Rama ka gënjyer sërish shqiptarët lidhur me vendimin e BE për dritë jeshile për hapjen e negociatave.

Berisha, në një intervistë për Ora News, u shpreh se Rama sot u përpoq të fajësonte armiqtë brenda vendit por edhe Europën, duke thënë se ata kanë probleme të brendshme, çka dikton vendimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë.

“Një vit më parë gazeta austriake Kurir u hap me titullin: Nuk ka dritë jeshile për Ramën e Kuq. Tani mbetet në fuqi titulli: Nuk ka dritë jeshile për Edvin mafinë.

Janë 13 kushte dhe vetëm njëri është plotësuar deri diku. Kërkohet rezultat i prekshëm në luftën kundër korrusionit në të gjitha nivelet, zero. Është realizuar vetëm vettingu pjesërisht, as BKH, dhe as SPAK nuk janë ngritur, hetimet janë bërë fertele.

Horizonti i hapjes largohet çdo vit dhe më shumë, kështu që Rama sot u përpoq të fajësojë nga armiqtë e brendshëm, tek Europa që nuk mban fjalën dhe që ka probleme të brendshme, duke mashtruar shqiptarët sërish.

Europa vjet vendosi që të hapen negociatat nëse plotësohen kushtet”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

 

I meritojmë ne negociata?

Absolutisht! Por nuk janë plotësuar asnjë nga kushtet….Vetëm një kusht është plotësuar deri diku- përparim i mëtejshëm në procesin e VETING, edhe ky pjesërisht. Asnjë tjetër nuk është plotësuar.

Plan për daljen nga kriza?

Kriza është shumë e thellë por bllokimi i negociatave është rezultat i qeverisjes së Ramës.

Të gjithë e dini se çfarë përfaqëson ky tip, edhe Angela Merkel e di. Nuk ka kryeministër i cili do hapjen e negociatave, që nuk i thotë opozitës, shkruaje vete dhe sille ta votojë Reformën në Drejtësi, mjafton të ruash standardin, ky i thotë opozitës “i thotë karroca trenit ndrysho rrugën”, përdor shprehje të tilla.

Lëshimi i parë që duhej të bënte është ajo që pikërisht nuk e bën. Rama do të bllokojë negociata. Ska asnjë shans. Ky nuk pyet për asgjë tjetër, veç karriges pushtetit ekzekutiv dhe parave.

Gjykata kushtetuese dhe e Lartë do ishte ndërtuar me kohë, nëse ky do të ishte serioz, që të gjitha të ngritura, SPAK… dosja e Bild do ishte e tëra, duke përfshirë dhe ai të shkonte në bankën e të akuzuarit… këta bëjnë sikur kanë interesa dhe pastaj lëshohen ndaj Europës, jo Europa kështu jo Europa kështu.

Vitin e kaluar Franca ka pranuar që pas kushteve të vendosura Shqipërisë t’i hapen negociatave, por ka kusht për uljen e numrit të azilkërkuesve, por e dini që këtë vit janë shtuar.

Refugjatët janë një problem për botën sot jo vetëm për Francën apo Belgjikën

A e ka luksin opozita të lëshojë ultimatume drejt mazhorancës?

I bën këtë opozita në pozicion inekstremist sepse konstaton se ky po i bllokon të gjitha mundësitë për shqiptarët.

Merkel e priti por ca i dha? Nuk i ka dhënë rekomandim për çeljen e negociatave por ky është një mashtrim i Ramës. Edhe tani thotë: ishte Merkel që vuri veten që të mos veçohet Shqipëria nga Maqedonia…. ky është njeri që jeton me mashtrimet e veta, sepse Maqedonisë i tha të hapen negociatat pa kushte