Neda Balluku {BB}: Kam shumë frikë nga plakja ,rri minuta...

Neda Balluku {BB}: Kam shumë frikë nga plakja ,rri minuta të tëra para pasqyrës për të kontrolluar nëse ka ndonjë rudhë të re

1480
0

Neda Karafili {Balluku}, ka qenë një ndër banoret më të përfolura të edicionit të 4-ët të “Big Brother-it”. Ndonëse gjatë aventurës së saj në shtëpi, ajo njohu bashkëshortin e saj Ogrenin  të cilët sollën në jetë dhe djalin e tyre Serzh . Ndryshe nga shumë çifte të tjera, ata dy ditën t’i rezistonin kohës dhe tashmë kanë krijuar edhe një familje të bukur me djalin e tyre, Serzh.  Neda  sdo ta përsërisi më kurrë një eksperiencë të tillë nëse do ti jepej mundësoia. Gjithashtu  Neda  është cilësuar si një vajzë e lexuar,  dhe një vajzë  me një intelegjencë   të madhe ..  Ajo mbahet mend si një ndër  banoret e Big Brotherit   të të sulmuara  por që me zgjuarsinë e saj diti tja dali më së miri . Neda në një intervistë për gazetën telegraf   tregon  perjetimin e te qënit mami ,  për kohen që ndan me djalin dhe  rraportin  që ka  me bashkeshortin e sajë Ogrenin .  Neda flet dhe per pasionet e saj dhe  per  Nedën si Guzhiniere .

Çfarë është gjëja e parë që bën sapo zgjohesh në mëngjes ?

– Mundohem të ngrihem nga krevati sa më shpejt, në mënyrë që të shijoj për vete ritualet e mëngjesit dhe sidomos vaktin e mëngjesit, pa u zgjuar ende Serzh. Sepse në të kundërt, do më duhet të ha vetëm në këmbë dhe shpejt e shpejt.

Më pas si vijon dita?

– Me betejën për t’u bërë gati dhe për të dalë nga shtëpia. Kush ka fëmijë të vegjël më kupton.

Nga dalja e big brother deri tani sa ka ndryshuar jeta e Nedës ?

– Shumë. Tani kam familjen time. Fakulteti dhe leksionet kanë mbetur në të kaluarën edhe pse shumë shpesh, kam tundimin për t’u rikthyer për të studiuar dicka të re.

Çfarë mban mend nga ky spektakël ?

– Gjithçka. Cdo buzëqeshje e stres, cdo ankth e lumturi. Për mua do mbetet gjithsesi një pjesë shumë e rëndësishme, sepse aty njoha njeriun e jetës sime.

Nëse do të jepej mundësia do ta peërsërisje sërisht?

– Ma kanë bërë edhe në të kaluarën këtë pyetje dhe përgjigja qëndron e njëjtë – jo! Jam dikush tjetër tani dhe kërkoj të tjera gjëra. Për më tepër, përfaqësoj akoma më shumë për njerëzit e mi. Jam nënë me impenjime tashmë, jo më një studente “spensierata”.

A mban rraporte miqësie me banoret ose banorët e Bigut?

– Jo tamam.

Cili është talenti jot sekret?

– Prandaj quhet sekret.

Nga 1 deri në 10 sa romantike është Neda ?

– Jam shëruar në krahasim nga c’kam qenë, e pranoj. Por shpesh, e ndjej që ajo pjesë romantike e mbetur e imja lufton me pragmatizmin e zgjedhur për të menaxhuar ditën.

Ti apo Ogreni kush është më romanik ?

– Edhe aq sa më ka mbetur prap unë jam më shumë.

Kush është më shumë xheloz nga ju të dy ?

– Ogreni s’ka lidhje me xhelozinë. Unë ndoshta kam pak më shumë.

Kush bën më shumë dhurata nga ju të dy ?

– Unë i bëj të shpeshta dhe simbolike. Ai të rralla dhe të mëdha.

Cila është dhurata e fundit që ti ke marrë ?

– Nga ai? Apo në përgjithësi? Nga ai zakonisht marr dhurata të mëdha që ai di se unë nuk do shpenzoaja kurrë për veten.

Të kthehemi pak te Neda si mami si është ?

– E dashur dhe e rreptë.

A është Neda një mami rreptë apo tolerante ?

– Besoj se jam më e rreptë sec duhet. Aq sa mundohem t’i jap liri për disa gjëra, tek të tjera të tipit të edukimit e shoh që tolerancën e kam me kursim.

Sa kohë kalon me djali dhe Ogrenin?

– Nëse nuk jam në punë, jam me Serzh dhe Ogrenin. Gjithmonë. Nuk e konceptoj dot të bëj dicka pa ata të dy dhe të jem diku pa ata të dy.

Cila është përralla që i tregon cdo natë  djalit ?

– Djali im ka interes vetëm për histori reale. Është e cuditshme por atij shumë pak i interesojnë historitë e spiderman apo të maçokut me çizme në krahasim me rrëfimin pse sesi kemi kaluar ditën në punë dhe si ishte kur ishte i vogël, etj. Besoj nga ky aspekt i ngjan të atij që është shumë i lidhur me realitetin dhe ka interes të madh për aktualitet. Unë jam pak më shumë tek retë dhe sidomos në botën time.

Me ke është më shumë i lidhur djali me ty apo Ogrenin ?

– Të jem e sinqertë unë punoj shumë që ata të dy jenë të lidhur me njëri-tjetrin. Ëndërroj që im bir, të këtë babanë e tij idhull dhe hero.

 

Neda beson ne dashurine e rastesishme pasi ti je dashuruar në një shou televiziv ?

– Besoj tek dashuria. Besoj shumë. Dhe besoj se s’ka formula e as skenare. Dashuria thjesht ndodh dhe rrethanat nuk kanë rëndësi.

Ju jeni i vemi cift që fuksioni më semirë nga të gjithë cifte e tjara të krijuara aty brenda ?

– Ne jemi një cift si gjithë të tjerët. Pa etiketime të mëtejshme.

Për çfarë të mërzit Ogreni më shumë ?

– Ah! Është vonesaxhiu më korrekt në botë.

Cila është pyetja që të bëhet më shpesh ?

– Kur do e bëni bebin tjetër?

Cili është sekreti me i vyer që ke mësuar deri tani ?

– Ne jemi zgjedhjet që bëjmë.

Taka apo atlete cfarë përdor më shumë ?

– Takat vetëm për rastet kur duhen.

Diet apo sport?

– Mundohem tek të dyja dhe s’kam tamam sukses tek asnjëra. Dështoj tek vullneti.

Gjëja më e guximshme që ke bërë deri tani ?

– Kam bërë një fëmije 24 vjec. Qendron?

A ke frikë nga Plakja ?

– Shumë. Mund të rri minuta të tëra para pasqyrës për të kontrolluar nëse ka ndonjë rudhë të re.

A është Neda një guzhiniere e mirë ?

– Jam nje kuzhiniere që po mësoj te gatuaj mirë.

Cili është mendimi i bashkëshortit tuaj në lidhje me aftësitë e tuaja në këtë fushë ?

– S’kam koment. Ahahhaaahahahhaha!!!

Pra për ju dhe bashkëshortin tuaj dashuria vjen nga stomaku ?

– Për mua jo domosdoshmërisht. Unë mendoj për ushqimin vetëm kur kam uri. Por jam e sigurt që Ogreni do më dashuronte shumë herë më shumë nëse do isha masterchefja .