Një grua ka zbuluar ditën që do të lindte se bashkëshorti e tradhtonte me një tjetër. Një gjinekologe në një spital në SHBA, publikoi videon ku dy gra shihen pak momente para lindjes. E veçanta në këtë mes, ishte se babai i fëmijëve të tyre ishte po i njëjti. Mes ulërimave të dhimbjes së lindjes, gruaja zbulon këtë të fshehtë, ndërsa në video dëgjohet dhe momenti kur ajo përballet me të shoqin. “Kur nëna me dhimbje lindje zbulon se e dashura e të shoqit po lind në të njëjtin repart…”, shkroi mjekja krahas videos së publikuar. Komentet pas kësaj video kanë qenë të shumta, veccanërisht për momentin e vështirë kur gruaja ka zbuluar tradhëtinë “Oof .. duhet të jetë koha më e keqe për ta zbuluar. Gruaja e shkretë tashmë është mjaft e stresuar”.