Në të gjitha kryeqytetet tregohet sa eshtë ndotja, ne Tirane...

Në të gjitha kryeqytetet tregohet sa eshtë ndotja, ne Tirane jo

237
0

Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo, shprehet se Tirana nuk ka matje në kohë reale për ndotjen e ajrit.

Qirjo, i ftuar në “Ekopolitikë” në TV Ora, theksoi se në kryeqytetet evropiane këto matje janë në kohë reale.

Ai shtoi po ashtu se sipas OBSH numri i të vdekurve në mënyrë indirekte nga ndotja e ajrit është shumë më e lartë.

Mihallaq Qirjo: Shumica e kryeqyteteve kanë në kohë reale ndotjen dhe e kanë në LED, biles japin edhe parashikimin e ndotjes nga alergjitë. Sipas OBSH vdekjet janë 2140 persona që janë të vdekur indirekt nga ndotja e ajrit. Problematike është se sa ditë në vit norma qëndron mbi normën e lejuar.