Në Singapor zgjidhet presidentja e parë femër

Në Singapor zgjidhet presidentja e parë femër

402
0

Për herë të parë në Singapor është zgjedhur një presidente femër. Halimah Yacob ka hyrë në histori jo vetëm si kryetarja e parë e femër në Parlament por edhe si presidentja e parë femër. Ish-kryetarja e Parlamentit u deklarua presidente të mërkurën, pasi u njoftua se ishte i vetmja kandidate e aftë për t’u kualifikuar për kandidim. Përvoja e Halimah në Parlament e kualifikoi atë automatikisht sipas rregullave të nominimit. Nga katër kandidatët e tjerë, dy nuk ishin Malajsë dhe dy nuk u janë dhënë certifikatat e pranueshmërisë, tha departamenti i zgjedhjeve më parë këtë javë. Malai i fundit që mbajti presidencën ishte Yusof Ishak, imazhi i të cilit është në kartmonedhat e vendit. Yusof ishte president midis viteve 1965 dhe 1970, vitet e para të pavarësisë së Singaporit pas një bashkimi të shkurtër me malajzinë fqinje, por pushteti ekzekutiv ishte me Lee Kuan Yew, kryeministri i parë i vendit. Ndarja e Singaporit nga Malajzia u dha Malanëve etnikë një shumicë të qartë në Malajzi, raporton Reuters.