Në shtator nisë prodhimi i vaksines

Një shkencëtare e Oksfordit, që po udhëheq garën për prodhimin e një vaksine në Britani, i ka bërë thirrje qeverisë që të prodhojë miliona doza përpara se të provohet se ajo është efektive.

Profesoresha Sarah Gilbert tha se skuadra e saj kërkon ndihmë për prodhimin e vaksinës, duke paralajmëruar se Britania nuk i ka fabrikat për prodhimin e saj. Paralajmërimi i saj erdhi pasi një këshilltar i qeverisë britanike tha se vaksinat janë ende larg.

Por profesoresha Gilbert tha se komentet e tij nuk janë dekurajuese. Ajo ka thënë se ka 80 përqind besim se vaksina do të funksionojë.

Ekipi i Oksfordit beson se vaksina do jetë gati në shtator. Por problem do mbetet prodhimi masiv i tyre.

Këtë javë ata nisin testimet te një grup prej 510 vullnetarësh.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *