Në shkollën 9 vjeçare Ethem Zhgaba, aty ku futbolli nuk luhet vetëm...

Në shkollën 9 vjeçare Ethem Zhgaba, aty ku futbolli nuk luhet vetëm me një këmbë por dhe me zemër.

1313
0

Sot do t’ju flasim për një shkollë të vogël por të mbushur plot me dashuri siç është ajo e Ethem Zhgabës në Vranisht të Korçës. Aty u bë një aktivitet fiskulture dhe edukimi fizik nga një organizatë jo-fitim prurëse konkretisht nga Qendra Mjedisore Për Studime dhe Zbatime. Ky blog nga Arlis Alikaj ka për synim promovimin e mikëpritjes dhe të ndaj me ju një disa mbresa nga ajo ditë…

Sapo hyje në shkollë të bënte përshtypje pastërtia e shkollës dhe masat anti Covid-19 të zbatuara me pikmëri. Pritja na u bë nga drejtori shkollës, një njeri fantastik dhe shumë karizmatik. Me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në mësimdhënie, zoti Endri FIFO vë dorën në zemër duke na përshëndetur dhe hap dyert e shkollës që ai drejton me stafin e tij pedagogjik.

Sapo hyjmë në shkollë të bie në sy ballina: ‘’Suksesi fillon nga komuniteti’’ dhe foto që e dëshmojnë këtë. Mendova me vehte shembulli më i mirë i shkollës komunitare. Të bien në sy shumë aktivitete dhe një sërë projektesh ndër vite nga mësues të nderuar.

Më pas krenar zoti FIFO na çon në muzeun e shkollës, ku sheh kupat dhe arritjet e shkollës drejt rrugës së suksesit në vite. Të bie në sy mirëogranizimi i çdo gjëje dhe një potpur olimpiadash, shkëmbimesh eksperiencash, tradita, valle e gjithçka bëjnë mësuesit me sakrificat e tyre sublime për ta dërguar përpara emrin e shkollës dhe rritur kapacitetet.  Më pas në zyrën e drejtorit të shkollës zotit Endri FIFO të bie në sy fotoja e madhe e Dritëro Agollit, të cilin zotit FIFO e përshkruar si mik të zonës dhe shkollës. Mendova me vehte: ”Goxha shembuj të mëdhenj për tu ndjekur nga një shkollë diku në Korçë”. Këto gjëra nuk i gjen as në shkollat e Tiranës.

Për tu futur prapë në temë, Qendra Mjedisore Për Studime dhe Zbatime së bashku me shkollën 9-vjeçare “ETHEM Zhgaba” Vranisht organizuan një veprimtari tekniko- sportive me mbeshtetje. Në këtë veprimtari u promovuan vlera te etikes së komunikimit qytetar dhe teknik në marrdhëniet sportive komunitare. Ky ishte hapi i parë në bashkëpunimit që sapo ka nisur. Në të ardhmen, do të organizohen veprimtari të tjera me tematika bashkëkohore. Ishte kënaqësi të shihje nxënëse femra futbolliste në komunitete rurale që pasioni për futbollin i shihej në sy. Mësojmë më mirë kur luajmë e argëtohemi- thotë trajneri QMSZ, Klevan Këndella, një i ri student që iu dha mundësia të ishte pranë sportit dhe të prekte ndjesinë e mësuesit të fiskulturës. Në përfundim të lojërave inovative e bashkëkohore sportive, QMSZ u dhuroi shkollës një top origjinal nga FSHF. Faleminderit nxënësve të entuziastmuar për të qenë aktivë dhe drejtorit të shkollës për mikpritjen- shton Arlis Alikaj nga QMSZ.

Përpara aktivitetit të biente në sy, vajza dhe djem që vraponin për të salla e ndërrimit, për të veshur uniformat dhe për të dal sa më shpejt në fushën e bukur të fshatit me diell. Në sytë e tyre lexoje bulëza gëzimi dhe vajza nën 15 vjeçe që grushtonin duart dhe bënin stretching gati për aksion dhe për ti mundur djemtë. Përpara se të fillonte ndeshja, i gjithë fshati prindër me kanatjere në duar se mos fëmijët i bëheshin me djersë, vëllezër dhe motra të lojëtarëvë dhe komunitet, të gëzuar për të bërë tifo dhe ndjekur ndeshjen. Brohoriturat e tyre i dhanë zemër nxënësve të vazhdonin edhe më shumë të luanin edhe pse diku vriteshin pak në fushën jo shumë të përshtatshme. Në fund të këtij blogu duam të japim mesazhin se këto nxënës kanë nevojë për investime si në uniforma, fushë më profesionale apo dhe aktivitete jashtë shkollore. Të gjithë kishin pasion futbollin dhe kishin familjarë apo në fis që ishin talente në Skënderbeun e Korçës. Futbolli është një lojë e ndershme dhe e sinqertë. Është e vërtetë me jetën. Është një lojë ku ti ndan. Futbolli është një lojë skuadre, kështu është dhe jeta.

Shkroi në shenjë falenderimi për mbështetjen e pakushtëzuar për shkollën 9 vjeçare Ethem ZHGABA dhe drejtorin e mrekullueshëm zotin Endri FIFO së bashku me stafin e përkushtuar, Vranisht, Arlis Alikaj drejtuesi ekzekutiv i Qendrës.

Suksese të mëtejshme! 💪⚽😊

 

 

Shperndaje