Në shëndetësi duhet të integrojmë elementët e tregut me ato social/ Nga...

Në shëndetësi duhet të integrojmë elementët e tregut me ato social/ Nga Albina Deda

529
0

Ndryshimet ne sistemin ekonomik kane qene gjenerator i levizjeve te tjera ne sektoret social mbas 90.  Ne nje ekonomi tregu duhet te forcohen elementet sociale. E sistemi shendetesor eshte ne themel edhe nje sistem social.  Nje funksion te plote e realizojme nese integrojme dhe forcojme elementet e tregut me ato social.  Shendetsia eshte nje sherbim publik pavaresisht nga pronesia apo menaxhimi.  Eshte po ashtu sistemi me i komplikuar qe ekziston dhe i nderthurur me elemente e politika sociale.  Shtrirja e tyre varet nga niveli ekonomik, menyra organizimit politiko-administrativ, vizioni politik, ndertimi structural i sistemit.  Rendesi ka ofrimi i nje cilesie sherbimi shendetesor per nje kosto te caktuar.  Qe nga viti 92 ka disa ndryshime dhe eshte punuar ne kete drejtim.  Disa sektore kane bere evolucion te dukshem, si sherbimi farmaceutik dhe stomatologjik, ISKSH dhe Mjeku familjes.  Mbrapa mbetet sherbimi spitalor publik, i cili vazhdon sot te mbahet i mberthyer nga koncepte te centralizuara te financimit e menaxhimit, e justifikuar nga politika ndaj tij.  Politikat e majta synojne te ndajne aspektin social nga hapesirat dhe rregullat e tregut.  Kjo ben qe te ndertohen dy sisteme, nje i ekonomise se lire dhe nje shendetsor, i bazuar ne karakteristika teresisht sociale.  Por kjo nuk mund te kete sukses afatgjate.  Eshte nje model genjeshter qe  ju takon ekonomive te centralizuara dhe arrin kulmin me absurditetin  se” shendetsia eshte falas”. Ne e perjetuam kete mashtrim.  Mashtrimi me i madh i  Rilindjes” shendetesia falas” !!