Në qeveri me opozitën, Rama: Në politikë, kurrë mos thuaj kurrë!

Në qeveri me opozitën, Rama: Në politikë, kurrë mos thuaj kurrë!

448
0

“Në politikë, nuk thuhet kurrë, kurrë! Por nuk mendoj se është një zgjidhje që mund të funksionojë, pasi ata kanë lënë mandatin“. Është kjo përgjigja që jep kryeministri Edi Rama në një intervistë të gjatë për Repubblica, i pyetur nëse do të lejonte që dhe opozita të ishte në qeveri dhe vendi të shkonte në zgjedhje, siç bëri në vitin 2017. Sipas kryeministrit Rama, aksioni i opozitës behet pasi ata kanë frikë nga efektet e reformës gjyqësore, e cila po ndiqet nga Bashkimi Europian.  Rama thotë se lënia e mandateve nuk është e mirë për demokracinë parlamentare, por teknikisht sipas tij qeveria do të eci përpara dhe nuk ka asnjë problem. I pyetur se a ka frikë nga hetimi i zgjedhjeve parlamentare të 2017, Rama ka thënë: “Jo, në demokraci është mirë që ekzistojnë hetime dhe ata që kanë kryer krime duhet të paguajnë. Unë madje kam rënë dakord të lejoj një Ministër të Brendshëm të opozitës të hyjë në qeverinë e parë.”

 

A kishte frikë Rama nga një grusht shteti?

“Ne prisnim çdo gjë, sepse të shtunën e kaluar kishte një shpërthim të dhunës, imazhe që kanë qenë në mbarë botën, një shuplakë për Shqipërinë”.

 

Sa i përket vazhdimit të protestave nga opozita, shefi i qeverisë thotë se: “Unë nuk jam i lidhur në karrige, unë jam i lidhur me njerëzit që më dhanë mundësinë për të qeverisur dhe të përpiqen për të ndryshuar Shqipërinë në një demokraci, qeveritë bien kur nuk kanë numrat, ose kur ata janë të dekurajuar. Jo kur e kërkon pakica”.

 

Një koment e kishte dhe për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, se “Edi Rama largohej dukë i dhënë një plumb ballit”.

 

Edi Rama: Armiqtë e mi historike janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që unë nuk mund të qëndrojë. Berisha është gjithmonë aty, ai është bosi dhe Basha është drejtor.“/