Në PËRGJIME me Avdylajt, Rama ‘SHET’ Vangjush DAKON: Tani është njeri i...

Në PËRGJIME me Avdylajt, Rama ‘SHET’ Vangjush DAKON: Tani është njeri i lirë, duhet TË PËRGJIGJET…

353
0

 

 

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë publikisht për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, ku përmendet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

 

Rama tha se tashmë Vangjush Dako nuk është më kandidat për bashki, pra është një person i lirë që duhet të marri përgjegjësi përpara ligjit për të vërtetën.

 

‘Jemi në kushtet kur kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat për kryebashkiak por një njeri i lirë dhe duhet të përgjigjet me të vërtetën. Përgjimet nuk janë prova por indicje për të arritur te e vërteta. Shikoj që ka një shëmti, më vjen për të vjell kur shikoj biseda të caktuara. Ajo që vlen është sa këto muhabete janë të materializuara në fakte, apo janë materiale njerëzish që bëjnë sikur kontrollojnë planetin me telefon’, u shpreh Rama.

 

Më tej, Rama tha se për moskandidimin e Dakos për Durrësin, kishte folur vet me Dakon dhe ai i kishte pohuar se nuk donte të garonte më në zgjedhje pasi i kishte ardhur shpirti në majë të hundës, siç tha kryeministri.

 

‘E kam diskutuar me Vangjushin. Atij i erdhi shpirti në majë të hundës me këtë punë. Erdhi momenti dhe tha unë sdua të merrem më me këtë punë’, shtoi Rama.