Në Norvegji tani do ishin duke u luajtur javët e para të kampionatit, por sezoni i ri nuk filloi për shkak të emergjencës së koronavirusit.
Në një lidhje me emisionin Fan Zone në Supersport, mesfushori i Valerengas dhe i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala foli për çështjes së pagave të futbollistëve gjatë kësaj periudhe dhe ndihmës që po u jep shteti klubeve të futbollit, ndërsa shkëputi një mendim edhe për sfidën e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut e vlefshme për fazën play-off të Nations League, që vlen një biletë në Euro 2020.
Kriza financiare në Norvegji pas ndërprerjes së futbollit – Po mundohemi ta kalojmë këtë situatë. Për momentin, punojmë pesë vetë në një anë të fushës, pesë në anën tjetër. Është e mërzitshme, por mundohemi të jemi pozitive dhe të shpresojmë të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Të gjitha klubet në Norvegji kanë probleme financiare. Të shtunën do të niste sezoni dhe kanë humbur para këtë periudhë. Kanë liruar disa lojtarë. Edhe klubi ne na ka liruar dhe na jep 25% të rrogës. 75% na i jep qeveria. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Problemi është se të gjitha klubet janë të mbyllura. Mund ta prishim kontratën, nëse nuk të jepet 50% të kontratës. Për momentin nuk po e mendoj largimin. Ministria nuk lejon të stërvitemi më shumë se pesë vetë. Liga është shtyrë deri me 15 qershor dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Duhet edhe t’i ndihmojmë klubet, nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk ka tifozë, sponsoret nuk paguajnë, as reklama nuk ka. Është e vështirë edhe për klubet. Në disa klube japin 20%, në disa 30%.
Ndeshja me Maqedoninë e Veriut – Ka qenë shumë e vështirë. Isha përgatitur prej dhjetorit për atë ndeshje që të isha në formë fizike. E patëm mbyllur kampionatin herët. Le të jemi pozitivë dhe të mendojmë për të ardhmen. Sigurisht mendojmë se mund të kualifikohemi”, u shpreh Herolind Shala.