Bota

Në një qytet në SHBA bora gati një metër

By vizional

December 27, 2017

Në një qytezë në shtetin amerikan Pensilvani ka rënë borë 86 centimetra për qka në këtë vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Bora ka mbuluar tërë qytezën por edhe në rrethinë. Policia ka paralajmëruar të gjithë vozitësit se ngasja në këto kushte është e rrezikshme dhe rrugët janë plotësisht të pakalueshme.  Që vuajtjet e banorëve të këtij vendi të jenë më të mëdha meteorologët për sot jkanë paralajmëruar stuhi të mëdha të bores. Zyrtarët e qytetit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.