Në një foto me Arbana Osmanin, Eduart Grishaj s’ja përton Xhemi Shehut:...

Në një foto me Arbana Osmanin, Eduart Grishaj s’ja përton Xhemi Shehut: S’të le të shikosh punën tënde (FOTO)

488
0

Teksa Xhemi Shehu ndodhej me pushime me mikeshën e saj Arbana Osmani, Eduart Grishaj ka gjetur rastin të shkëmbejtë disa batuta me moderatoren.

Featured image of article: Në një foto me Arbana Osmanin, Eduart Grishaj s’ja përton Xhemi Shehut: S’të le të shikosh punën tënde (FOTO) Moderatoret, Xhemi Shehu dhe Arbana osmani bashkë me regjisorin, Eduart Grishaj. 27 Gusht, 2019 13:02

TIRANË– Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani pas pushimeve të gjata familjare, vendosën të realizonin një udhëtim mes mikeshash. Të dy moderatoret publikuan foto nga Hollanda, destinacioni që kishin zgjedhur për të qëndruar pak ditë.

 

Por, në një nga fotot e publikuara, ku në sfond duket Xhemi dhe Arbana, në sy bie komenti I Eduart Grishajt, të dashurit të Arbana Osmanit.

 

Xhemi Shehu shkruan përbri fotos: “Kur të vjen shoqja me varkë”.

 

Eduart Grishaj: “Kur kthehesh??”

 

Xhemi Shehu: “A do me të sjellë gjë?”

 

Eduart Grishaj: “Jo jo se shkoj e marr vetë.Por desha të më tregosh si është Giethoorni se jam kurioz”.

 

 

Xhemi Shehu: “Vetëm mace dhe skeletë ka.. nam dmth”.

 

Eduart Grishaj: “Kujdes nga macet atje se janë të rrezikshme”.

 

Ndjekësja: “Po shiko mor djalë punën tënde… ç’paske qenë”.

 

Eduart Grishaj: “Po ku të le Xhemi të shikosh punën tëndë aman”.

 

Arbana Osmani ndërkohë ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e bisedës, por Xhemi dhe Eduarti duket se kanë qejf të shkëmbejnë batuta sa herë që janë në udhëtime!