Ndryshe nga ditët tjera, sot fermerët e Myzeqesë kanë ardhur të protestojnë në Tiranë.
Ata janë mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar subvencione nga qeveria. Kjo protestë u lajmëra që ditën e djehsme, ndërsa sot pavarësisht motit me shi ata kanë ardhur të kërkojnë të drejtat e tyre me pankarta në duar.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë ka takuar fermerët dhe ka marrë kontakte me përfaqësuesit e shoqatës së fermerëve.
Fermerët kanë protestuar prej një kohe të gjatë kundër pamundësisë së tregtimit dhe shitjes së produkteve bujqësore. Në shenjë demonstrative, ata kanë hedhur në rrugë produktet bujqësore.