Në mënyrë të tërthortë Rovena Dilo zbuloi arsyen pse i dha fund...

Në mënyrë të tërthortë Rovena Dilo zbuloi arsyen pse i dha fund lidhjes nga balerini pas 4 vitesh

456
0

Prej 5 javësh te enjtet janë mbrëmjet e muzikës se vërtete shqiptare ne ekranin e Vizion Plus. Mbrëmja e Këndo Këngën Time iu rezervuar javës që shkoi Rovena Dilos një nga zërat më të fuqishëm të muzikës së lehtë shqiptare.

Kryefjala ishte si gjithmonë muzika, ku tete zërat e rinj te ketij spektakli risollen 8 nga këngët me te bukura te repertorit te këngëtares.

E çiltër, me zë të fuqishëm dhe paraqitje tërheqëse, Rovena Dilo, e cila gjithmonë ka përcjellë mesazhe e vlera artistike përmes këngëve të saj ka rrëfyer detaje të panjohura më parë për publikun lidhur me daljen e saj te pare ne skene, pjesëmarrjet ne festival, emigrimin marrëdhëniet me bashkëpunëtoret e jo vetëm. Në një deklaratë në dukje të përgjithshme, Rovena ka pohuar gjithashtu se është tejet besnike në raport me njerëzit, qofshin këta bashkëpunëtorë apo njerëz të dashur të afërt. Ndonëse fjalët e mëposhtme nuk u vendosën në kontekstion e jetës personale, mund të kuptojmë se fundi i lidhjes katër vjeçare të artistes me balerinin  e “Dancing with the Stars”, mund të lidhet me këtë arsye.

“Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi nuk tradhëtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunojë. Kështu që edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht për ta nxjerrë atë mirë.”

Në mënyrë të tërthortë ky mund të ketë qenë shkaku që çoi në prishjen e kësaj marrëdhënie që zgjati jo pak, por plot katër vjet.