Në lidhje me Arbana Osmanin, Eduart Grishaj flet për marrëdhënien me...

Në lidhje me Arbana Osmanin, Eduart Grishaj flet për marrëdhënien me djalin e moderatores

361
0

 

Dy ditë më parë regjisori Eduart Grishaj prezantoi për të gjithë publikun premierën e filmit të tij të shkurtër me titull ‘Gjyshja’.

Mirëpo, vëmendjen e mori deklarata që ky i fundit bëri për Arbana Osmanin, duke e cilësuar këtë të fundit si një ndër njerëzit më të rëndësishëm që ka në jetë.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionion e pasdites “Ftesë në 5”, në Top Channel Grishaj ka folur për herë të  parë edhe për raportin e ngushtë që ka me djalin e moderatores, Jonin.

Gjatë intervistës regjisori ka treguar se me Jonin kalon shumë kohë duke qenë se po merret me fotot e librit të gatimit që Arbana do të botojë së shpejti.

“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot.”- është shprehur ai.