Aktualitet

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të fëmijëve jetim, kryetari i PS Tiranës, Ervin Bushati, zhvilloi një vizitë në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.

By vizional

November 10, 2020

Nen nje atmosfere festive, te organizuar ne bashkepunim me Cirkun Kombetar, femijet kaluan disa momente argetimi. Deputeti i PS, Ervin Bushati, ne fjalen e tij theksoi se femijet  jane te rendesishem ndaj dhe fokusi i qeverise shqiptare eshte plotesisht tek ata dhe mireqenia e tyre.

“ Sot më shumë se kurrë të gjithë duhet të jenë solidarë me fëmijët jetimë për t’u falur atyre dashuri, këtë ndjenjë që në jo pak raste e kanë të mohuar nga familjarë të tyre.

E megjithatë, këta fëmijë kanë gjetur  mbështetje nga strukturat shtetërore dhe jo vetëm, por kurrë nuk është mjaftueshëm për t’ua bërë jetën më të lehtë e me të bukur. Si kryetar I PS Tiranë por e dhe si deputet I nj 8 kam ofruar përherë mbështetje për këta fëmijë dhe familjet e tyre. Qeveria shqiptare gjithashtu u ka qëndruar pranë këtyre fëmijëve dhe këtë e ka bërë nëpërmjet hartimit të politikave për t’u ardhur në ndihmë”.

Femijet nuk jane e ardhmja, ata jane absolutisht e tashmja dhe si te tille, nuk ndalemi se menduari dhe punuari qe t’u ofrojme atyre siguri, besueshmeri dhe mundesi per te ndertuar te ardhmen e tyre dhe te Shqiperise.