Pas nëntë muajsh pritje të ëmbël, Gëzime Krasniqi, është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë që e kanë quajtur Emma, shkruan “Kosovarja”.
Kështu, Remzie Osmani për herë të parë e ka fituar epitetin e gjyshes. Gëzimja dhe bashkëshorti i saj, Hami, ndodhen në Amerikë, atje ku edhe ka lindur e vogla.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë babai i vogëlushes së sapo ardhur në jetë, duke shkruar: “Emma Hamzaj 15.03.2020
Te uroj shendet dhe jete te gjate qika babit ❤.” Faleminderit Zotit 🙏 Our life together has just begun. You’re part of me, my little one . ❤”
Rritë e shëndet!