Aktualitet

“Në këtë vend haje plumbin ballit kur dilje në protestë”, Rama nuk ndryshon mendim: Protesta turp kombëtar, ne i kemi dëgjuar! Shqipëria s’ka pasur kurrë qeveri më të vëmendshme

By vizional

March 14, 2022

Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve duke e cilësuar atë një turp kombëtar.

Kryeministri theksoi se qeveria e tij është treguar e vëmendshme ndaj protestave, por sipas tij kjo protestë për pasojat e luftës është e turpshme.

 

“Ne duhet të financojmë nga buxheti i shtetit dhe vendimmarrja që ne kemi marrë qysh përpara se të fillonte lufta, dhe përpara se ta dinin se çfarë mund të ndodhte është që pjesën e rritur të çmimit të energjisë ta kemi nga buxheti i shtetit. Sot fatura vjen njësoj përpara se të kishte krizë. Me 7 lekë/ kw. Llogarinë që mund të bëni sot, merrni faturën e energjisë dhe shikoni se sa del shifra. Asnjë qeveri tjetër nuk po e bën këtë deri tani siç ne nuk kemi rritur çmimin e energjisë, të gjitha qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë direkt. Është çmenduri që pas tërmetit dhe pandemisë , kriza energjetike t’i faturohet qytetarëve, ne nuk mundet dot që t’i çojmë edhe këtë faturë. Gjërat që ndodhin dhëmbin. Nëse çmimi i energjisë do të kishte ardhur me faturën e krizës atëherë nuk do kishte njeri në këtë vend nuk do të donte të dilte në rrugë. Fakti që nuk ka ardhur do të thotë se kemi vendosur mburojë financiare që në momentet e para të krizës. Kjo qeveri është e kundërta e asaj shëmbëlltyre që përpiqen të pikturojnë me propagandën e shfrenuar kundër fakteve ata që ju rrokanisin kokën gjithë këto vite dhe ca të tjerë që dalin atje që e bëj Shqipërinë për turp. për turp proteston që në ditën e para të luftës për pasojat e luftës për çmime. Shkruante një profesor i nderuar, Fatos Tarifa një letër të hapur për mua dhe më qortonte për arrogancë ndaj protestuese. Unë e përsëris ajo protestë është një turp kombëtar, faktet janë aty dhe kujtesa e secilit munda ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këto vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt”, tha Rama.

 

Gjithashtu kryeministri Rama, u shpreh se lufta në Ukrainë ka sjellë pasojat e saj dhe se nuk është Shqipëria ajo që e ndalon këtë luftë, por qeveria do mbështesë qytetarët me paketën e rezistences sociale.

 

“Unë dal dhe them brenda javës do të kemi paketë mbështetëse, këta dalin dhe thonë këtë herë nuk duhet ta lëmë. Këtu ka të bëjë me një kuturisje të turpshme që fyen kombin shqiptar. Shqiptarët nuk janë njerëz kaq të lidhur me zorrët, ndërkohë që atje të tjerët po lënë jetën, ndërkohë që ne jemi vend i NATO-s, nuk e ndalojmë dot këtë luftë,. Ne e dimë çdo të thotë të jetosh në diktaturë dhe këtu është minimumi që mund të bëjmë. Qeveria ka bërë dhe do të bëjë sa më shumë për të mbështetur njerëzit. Zgjedhja është e thjeshtë po të ulet taksa e karburantit duhet të rrite kjo. Për ata mijëra shqiptarë që janë shumë më tepër se ata që marrin veturat. ka dy rrugë o do t’ju paguajmë ne diferencën e biletës ose do heqim taksën e karburantit për ata që dalin atje. Nga diku do vijnë paratë, se nga i gjen shteti paratë.”, tha më tej Rama.