Aktualitet

Në karrigen e Mediut/ Deputeti ‘më i ri’ 77-vjeçar: Historia ime

By vizional

May 17, 2019

Deputeti më i ri në Kuvend Selami Jenishehri i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se sot për të ka qenë dita më e bukur. 77-vjeçari tha historinë e jetës së tij, sesi është rritur jetim dhe si krijoi Partinë e Pensionistëve.

 

“Jam rritur me sakrifica të jashtëzakonshme. Jam rritur jetim. Kam mbaruar për matematikë dhe fizikë. Kam pasur role të veçanta në parti, kam qenë drejtues i Partisë Demokristiane. Kisha emocion të madh dhe kjo është dita më e lumtur , sot që kam mbushur 77 vjet. Unë sot u ula në karrigen e deputetit Fatmir Mediut. Partia fillimisht ka lindur me një drekë në lokal. Aty mblidheshin njerëz të mirë. Atëherë mendova se do të bëj një parti që t’ju dalë zot pensionistëve. Kam ndihmuar pikërisht pensionistët me sa kam mundur. Prandaj, kam hapur Partinë e Pensionistëve të Shqipërisë. Partitë e mëdha na kanë parë si armike sepse kurrë nuk kam vjedhur. Kam qenë në koalicion me PS dhe me PD dhe e dinë se kurrë nuk vjedh”, tha Jenisheri.