Ne i përdorim shumë pak, por bota po çmendet për shijen mesdhetare...

Ne i përdorim shumë pak, por bota po çmendet për shijen mesdhetare të kokrrave të dëllinjës

377
0

Nëse keni pirë gin, me siguri e keni dalluar shijen e kokrrave të dëllinjës (që gjenden me shumicë në vendin tonë), por është koha t’i përdorim ato edhe në përgatitjet kulinare. Sipas rekomandimeve më të fundit gastronomike, duhet t’u japim një shans këtyre përbërësve dhe me shijen e tyre të rrëmbejmë një udhëtim nëpër Mesdhe, prandaj duhet ta njohim më mirë.

Dëllinja është një bimë me gjelbërim të përhershëm, me gjethe halore dhe kokrra blu në lejla *(ose të kuqe), gjendet në brezin e shkurreve mesdhetare dhe këto kokrra, përveç të qenit shumë aromatike, kanë edhe shumë benefite të tjera.

Në kulturat e lashta është përdorur shumë për shkak të veprimit të saj  balsamik. Sot e dimë që kokrrat e kësaj bime, favorizojnë tretjen, kanë veti antiseptike natyrale dhe të përdorura në formën e vajit për trupin kanë veti antireumatizmale. Gjenden lehtësisht në dyqanet e bimëve mjekësore.

Si përdoren në kuzhinë?

 

Përdorimet e kokrrave të dëllinjës janë shumë, ndër to, më klasikja është kombinimi me mishrat e egër siç janë derri i egër dhe kaprolli. Rritur në lartësi të mëdha, dëllinja përdoret edhe për të aromatizuar sallamrat dhe në peshq liqeni e lumi si salmoni e trofta.

 

Mund të përdoret në vend të piperit siç bënin romakët e lashtë, ose të përgatisni pak më ndryshe pastat me kaçkavall dhe piper. Mund të krijoni me të një salcë shoqëruese të mrekullueshme për pjatt e mishit duke bërë një përzierje të: verës së kuqe, kokrrave të dëllinjës, gjetheve të dafinës, mjaltit të akaces dhe kripërs dhe duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta.

 

Mund të përdoren edhe në ëmbëlsira. Duke përgatitur një krem dëllinjash, ju mund të shoqëroni biskotat tuaja. Merrni një lugë çaji kokrra dëllinjash të shtypura dhe përzihen me sheqer, qumësht dhe vendosen të ziejnë. Më pas kullohet përbërja tek të verdhat e vezëve me pak sheqer tjetër, pak kripë e miell. Ziehet përsëri për dy minuta dhe lihet të ftohet.