Në gjuhën time urimi është magjik! Nga Anila Kadija

Në gjuhën time urimi është magjik! Nga Anila Kadija

604
0

“Një e shtunë ndryshe, me një mësim të veçantë online, në klasën e abetares tëe shkollës “Ardhmëria” në Londër. Kur më shumë se në këto ditë fundviti, me festat e tij ndryshe nga çdo herë, disi të izoluar dhe të përmalluar nga largësia, do të kujtonim me një kartolinë njëri – tjetrin, familjarët dhe mbi të gjitha gjyshërit e shtrenjtë! Ky është një mësim gjuhe, edukimi dhe dashurie, që ka vlerë më shumë se çdo dhuratë. Një mësim i thjeshtë, që u tregon fëmijëve të duan shkronjat, duke i vendosur ato në shërbim të gjërave të bukura, të cilat po harrohen nga “zhurma”e virtualitetit me urimet e shpejta, por pa veçanti.

Një kartolinë nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, as për shumë kohë që ta shkruash atë.

Ajo ka vetëm nevojë për pak përkujdes ndaj këtyre momenteve sa të thjeshta po aq magjike. Bëhu magjik ,duke shkruar shqip, kudo qofsh edhe ti. Gëzuar!