Në fund fiton Neymar, arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe PSG

Në fund fiton Neymar, arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe PSG

161
0

Është shumë pranë mbyllje telenovela e gjatë e merkatos së verës, ndërsa tifozët e futbollit duhet të përgatitjen për goditjen më të madhe në tregun e transferimeve. Pritet zyrtarizimi, por në Spanjë janë të sigurt se Paris SG dhe Barcelona janë shumë pranë marrëveshjes që do të rikthejë Neymar në La Liga. E përditëshmja katalunjase “Sport” shkon më larg dhe jep detajet e akordit mes dy klubeve, që kanë vendosur t’i japin fund “luftës” së ashpër mes tyre.

060914924 6532dbbc 34de 4e44 9179 F633a7be92d7

Por ndryshe nga sa ishte folur deri tani, termat e akordit që do të rikthejnë sulmuesin brazilian në “Camp Nou” kanë ndryshuar krejtësisht. Duke parë vendosmërinë e vetë futbollistit për të luajtur me Barcelonën, kampionët francezë janë dorëzuar në kushtet e drejtuesëve “blaugrana” për të rimarrë shërbimet e “O’Ney” me një formulë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit. Në këtë marrëveshje do të futet edhe Rakitic, që pritet të bashkohet me Paris SG.

Fc Barcelona V Real Madrid Cf La Liga 5d46994a6bb6c3d1a5000001

Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja “Sport” që në faqen e parë të numrit të së dielës, Neymar ka pranuar të ulë ndjeshëm të ardhurat e tij. Te Paris SG, braziliani fitonte 36 milion euro në sezona, ndërsa te Barcelona, ai do të arkëtojë 14 milion euro më pak. Marrëveshja sipas mediave spanjolle është në detajet e fundit, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.

loading...