Në festën e 32 vjetorit të Zaimina Vasjarit gjithë vëmendjen e mori...

Në festën e 32 vjetorit të Zaimina Vasjarit gjithë vëmendjen e mori vogëlushja Khloe

344
0

Ditën e djeshme Zaimina ka festuar datëlindjen dhe ka marrë urimet më të këndshme në Instagram nga miqtë dhe mbështetësit e saj.

Megjithatë, pjesa më e bukur ka qenë padyshim darka ku Zai ka mbledhur në një darkë disa nga njerzit e saj më të dashur dhe sigurisht, s’mund të mungonte vogëlushja Khloe.

Jemi mësuar tani që Zaimina dhe Khloe stilohen gjithmonë njësoj me njëra tjetrën dhe po e shijojnë shumë këtë look-un, “matchy matchy”.

Për datëlindjen e Zaiminës, ato të dyja zgjodhën ngjyrën ‘gold’ me aksesorë të ndritshëm.

Është pak të themi që Khloe ka “vjedhur” të gjithë vëmendjen në festën e Zaiminës. Me fustanin e fryrë dhe kurorën me tyl, Khloe duket se e ka shijuar pafund datëlindjen e mamit të saj.

Jemi në pritje të një tjetër kombinimi “matchy matchy” nga Khloe dhe Zaimina!