Lajme

Në familjen Hoxha festat vijnë kur do Hera; Ermali dhe Rezarta kanë një lutje për babagjyshin

By vizional

November 06, 2019

Edhe këtë vit në shtëpinë e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, pema e Vitit të ri u vendos gati një muaj para, siç ndodh shpesh në shtëpitë me fëmijë të vegjël. Dhe Hera i sjell festat kur do ajo.

Meqë pema u vendos, Rezarta dhe Ermali i bënë ritualet deri në fund dhe i shprehën dëshirat e tyre babagjyshit. Ata iu lutën atij që ky vit t’i gjente me disa kilogramë më pak. Nuk e dimë sa mund t’i ndihmojë babagjyshi ata dhe ne të tjerët me këtë pjesë, por dekori i shtëpisë ishte shumë i veçantë dhe elegant. Pema nuk ishte në jeshilen tradicionale, por dukej sikur kishte një vel dëbore në të dhe ishte e zbukuruar me shumë drita e detaje rozë.

Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera e ka Vitin e Ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ia prish. Gjithashtu mbrëmë shprehëm dhe dëshirat, kuptohet që unë dhe Ermali iu lutëm babagjyshit që Vitit i Ri të na gjejë me disa kilogramë më pak. Ishalla këtë herë e merr në konsideratë lutjen tonë’, ka shkruar Rezarta bashkëngjitur videos së postuar në Instagram.