Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura e Hamit...

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura e Hamit Matjanit, legjenda e njohur në gjithë Shqipërinë” Si nisi dhe u zhvillua zanafilla e saj mes të vërtetës! I ashtuquajtur “Anteu Mitologjisë”

431
0

Jeta e vështirë në arrati, endjet nëpër male, luftimet dhe përpjekjet e shumta e kishin trajnuar atë aq mirë, mirpo  rrëfimi ekskluziv i pasardhësve të tij, krijoi një  tjetër histori, pikërisht këtu nis rrugëtimi i tij. Stërgjyshrit e Hamit Matjanit e kanë prejardhjen nga krahina e Matit, prej nga ku janë shpërngulur rreth 300 -vjet më parë. Ata u vendosēn në kodrat midis Lushnjës dhe Peqinit. Fillimisht ishin dy vëllezër  që themeluan fshatin të cilin e quajtën Matjan. Ky fshat kishte një natyrë të mrekullueshme. Pas shumë vjetësh erdhi në jetë  katragjyshi i tyre, Shaban Matjani,  pas tij vjen Hasan Matjani,  i cili u martua me Zylfijen, me të cilën nga kjo martesë sollën në jetë 6 fëmijë, tre djem dhe tre vajza. Djali i madhë u  quajt Asllan, i dyti Ibrahim dhe i treti ishte Hamiti.

 

Kur dhe ku lindi Hamit Matjani!?

 

Hamit Matjani lindi në 16- korrik të 1909, nga prindër me gjak të pastër shqiptar. Hamiti u rrit në një familje ku frymonte atdhedashashuria,

Hamiti kishte  vazhduar mësimet  e shkollës fillore në vendlindjen e tij! Kishte ardhur momenti ku u thirr  për të kryer shërbimin ushtarak në repartin e xhandarmërisë në Vlorë.

Hamiti aty mori një përgatitje fizike dhe  njohuri shumë  të mira ushtarake, të cilat jepeshin nga ushtarakë të huaj shumë të përgatitur, siç ishte edhe një prej njerëzve më të afërt të Enver Hoxhës, truproja i tij për 30 -vjet Sulo Gradeci.

 

Jeta Martesore e Hamit Matjanit!

 

Hamiti pati dy martesa me dy gra, ku nga njera martesë erdhi në jetë një djal i cili u quajt  Xhevit dhe nga martesa e dytë erdhi në jetë Hedija, vajza  e vetme e Hamit Matjanit, historia e të cilës mori dhenë asokohe. Rrëfimi i mbesēs së Hamit Matjanit, së bashku me historitë dhe ngjarjet e përjetuara nga vet ajo, edhe pse në një moshë fare të vogël…

 

 

Lije Matjani:

 

Ishin vitet 1929-1930, Hamiti ishte cituar për sjellje të mirë. Në kuadër të riorganizimit dhe ristrukturimit të armës së xhandarmërisë sipas karabinierisë italiane, u dērguan  për specializim në Itali një numër xhandarësh, ku midis tyre ishte edhe Hamiti. Ky kurs u zhvillua në Napoli dhe zgjati 5 muaj, deri në 1939. Por ndërkohë në Shqipëri ishte përgatitur një dosje kundrejt tij dhe sapo ai  kthehet në atdhe burgoset dhe dërgohet në burgun e Lushnjës.

 

Vrasja e vëllait të tij, ishte zanafilla e gjithë ndryshimit të rrjedhës së historisë së tij. Kjo vrasje i  kishte  gozhduar shpirtin  Hamitit. Brenda burgut ai mendonte sesi ta merrte hakun për gjakun e të vëllait.   Hamiti mori hak duke vrarë një nga familjarët e fisit që i vrau të vëllain.

 

Aktiviteti Hamit Matjanit ne vitet 1943!

 

 

Ishin vitet 1943 kur Hamit Matjani ishte Komandant i forcave nacionaliste të ballit kombëtar për Peqinin, vit ky kur të dy fiset u pajtuan.

Dosja e fryrë  ndaj Hamit Matjanit, e çojë atē drejt vdekjes së sigurt.

 

Qazim Dervishi njeriu më besnik i Hamit Matjanit!

 

Në Lushnjë kishte pasur një mik me besë, Qazim Dervishin, i cili  me ushqimet që i çonte ne burg e ndihmoi atë të arratisej nga aty!

Ishte ditë e paqtë dielli kishte nisur të depërtonte mes dritareve të “ferrit” vendi ku gjendej Hamiti, Qazimi i kishte thënë të bijës që të çonte ushqimin brenda burgut. Kishte gatuar dhe ne fund të gjellës kishte  futur edhe një  sharrë hekuri.

Hamiti kishte planifikuar planin e arratisjes.Mirpo  kjo ndodhi për shkak se burgu i Lushnjës nuk ishte burg i sigurisë së lartë, kjo ishte shte arratisja e tij që i shpëtoi pushkatimit, apo varjes.

 

Vëllavrasja   Tmerri i Shqiptarëve!

 

Hamit Matjani nuk mundi të duronte skllavërinë, ai shpesh përmende se “fashizmi është një farë e keqe që duhet zhdukur” Kishte dëgjuar në xhandarmëri për të! Shumë atdhetar të nderuar tê kulturës si  Musine Kokalari, Mit’hat Frashëri e shumë të tjerë, pērpiqeshin ta bënin tē qartë se çfarë të këqijash do ti vinin vendit. Hamiti i besoi dhe i mori zeriozisht , prandaj u bashkua me ata shqiptar që  e kundërshtuan me forcë, Hamiti u emërua komandant i forcave të Ballit Kombëtar për rrethin e Peqinit. Veprimtaria e tij e bëri qē ai të hynte në listat e komunistëve si person me rrezikshmëri të lartë. Në akt pretencën e mbajtur në Fier më 3- korrik të 1945 në gjyqin kundër Tefik Sfirit, ish komandant i forcave të Ballit në Mallakastër, prokurori përmendi Hamit Matjanin, si bashkēpuntor .

 

Jeta familjare e Hamit Matjanit!

 

 

Që nga viti 1939 Hamiti nuk kishte pasur kurrë qetësi dhe nuk kishte shijuar asnjë çast ngrohtësi familjare edhe pse në shtëpi  pritej nga bashkëshortja dhe djali.Mirpo ajo që përmbys “Legjendën  e masakrimit të së bijës nga Hamiti është vajza e Hamit, Edije Matjani.

 

 

 

Rrëfimi Edije Matjanit:

 

“Vajza e tij e vetme jam unë dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe i ndjeri vëllai im dhe  se kjo legjendë nuk është e vërtetë, pasi Hamiti pas interrnimit të djalit te tij dhe bashkëshortes, bashkëjetoi me një grua tjetër të cilën e kishte bashkëluftëtare,dhe kjo ishte nëna ime!  Me nënën time  solli në jetë  mua , dhe nëna ime  pasi u zbulua nga sigurimi bashkë me mua qē isha një foshnje e sapolindur na  morën nga fshati “Dëshiraj” dhe fillimisht mua  më  çojnë në jetimoren e Elbasanit. Më  vonë më trasferojnë në jetimorèn e Shkodrës.Jeta ime ishte jashtëzakonisht e , po ashtu eshe kud unë u largova nga jetimorja.

 

 

Përballja e Hamit Matjanit me  Kadri Hazbiun!

 

Ka qënë diçka e jashtëzakonshme! U prit te vendi i caktuar ku do të zbriste me parashutë! Disa nga bisedat e zbardhura  mes Mehmet Shehut, Enver Hoxhës, Beqir Ballukut dhe Hysni Kapos janë emblematike!

 

 

Beqir Balluku e Hysni Kapo: “Ne jemi dakort që Hamit Matjani të varet në litar se kështu do të kênaqet populli ta shohë nja tre katër orë”

 

ENVER HOXHA: UNË KAM HALL SE KRIJOHET NJË FARË FRIKE E PADEKLARUAR NË POPULL KUR SHEH NJĒ NJERI NË ATË GJËNDJE ME GJUHËN JASHTË PRANDAJ MË MIRË ME PUSHKATIM SI TË TJERËT.